Lajme

Muharremi për takimin e presidentës me Lajçak: A është ‘thikë në shpinë’ apo koordinim mes Kurtit e Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 20 September 2023

Njohësi i Integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi ka komentuar takimin e presidentës Vjosa Osmani me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Neë York, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka pyetur se a është ky takim një “Thikë në shpinë”, apo koordinim mes kryeministrit Albin Kurtit dhe presidentës.

“A është ‘thikë në shpinë’ apo koordinim mes Kurtit e Osmanit. Në secilin rast ne me kësi lloj sjelljesh dalim të pa koordinuar mes veti, edhe pse Osmani po e bënë gjënë e duhur, se në diplomaci nuk ndalet komunikim as në luftë. Njëri po thotë “nuk flasim me ty, se je me Serbinë” e tjetri po i buzqeshë dhe thotë, “po more flasim, si jo”.. brenda një jave”, ka shkruar Muharremi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera