Lajme

Muharremi paralajmëron LDK-në për koalicion me LVV-në: Mund të mbijetojë vetëm si Alternativa apo Guxo, nën diktatin e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 07 August 2026

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e institucioneve të reja.

Muharremi ka ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e një partneriteti të mundshëm mes këtyre dy partive, duke thënë se LDK-ja nuk do të kishte garanci se një marrëveshje me kreun e LVV-së, Albin Kurti, do të funksiononte në afat të gjatë.

“Përndryshe, po supozojmë që LVV-LDK pajtohen sot. Konstituohet Kuvendi, formohet edhe Qeveria. LDK-ja ka disa pozita aty. Por si, me gjithë këtë nivel të paparashikueshmërisë, mendojnë ata që Kurti nuk zgjohet një ditë dhe thotë: ‘Nuk jemi më partnerë, ditën e mirë?’”, ka shkruar Muharremi.

-Advertisement-

Sipas tij, Kurti është shndërruar në një politikan “jashtëzakonisht të paqëndrueshëm, të luhatshëm dhe të paparashikueshëm”.

“Këta indikatorë tregojnë që partneriteti me të nuk ka shumë garanci, e rreziku është permanent që marrëveshja mundet me u prishë njëanshëm secilën ditë”, ka deklaruar ai.

Muharremi ka qenë kritik edhe për peshën që, sipas tij, LDK-ja do ta kishte brenda një qeverie të udhëhequr nga LVV-ja.

“Fundja, një LDK në qeveri të LVV-së mund të mbijetojë vetëm si njëfarë lloj Alternative apo Guxo, pa asnjë peshë, nën diktatin e plotë të Kurtit dhe pa asnjë autonomi. Një qëndrim i tillë është i padinjitet”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka vlerësuar se për LDK-në do të ishte më e përshtatshme të ndihmonte në formimin e institucioneve, por pa u bërë pjesë e Qeverisë.

“Shumë më e udhës është që LDK-ja të ndihmojë në formimin e institucioneve e të mos jetë pjesë e një qeverie në të cilën është vetëm njëra nga shumë parti, pa asnjë peshë e vlerë. Pa zë, me shumë pasiguri dhe me rrezik për nënçmim e poshtërim”, ka përfunduar Muharremi./Gazeta Infokus

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy