Lajme

Muharremi: KFOR ka shtuar mbi 30% trupat në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 11 October 2023

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Shenoll Muharremi ka thënë se KFOR-i që nga maji ka shtuar trupat në Kosovë për 30%, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që tashmë edhe Gjermani dhe Sllovenia kanë konfirmuar që do të sjellin trupa shtesë.

“KFOR ka shtuar mbi 30% trupat në Kosovë. Forcat e NATOs në Kosovë, KFOR, kanë shtuar trupat për rreth 30% nga maji. Pas trazirave në maj ku KFOR kishte rreth 3,500 trupa, tashmë ka në Kosovë 4,700 në tetor. Përpos Turqisë, Mbretërisë së Bashkuar, Rumanisë që kanë sjellë trupa shtesë.. edhe Gjermani dhe Slovenia kanë konfirmuar që do sjellin më shumë trupa. KFOR ka shtuar patrollimet në veri dhe rreth kufirit me Serbinë”, ka shkruar Muharremi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera