Lajme

Muharremi: Donika Gërvalla është basti më i rrezikshëm i Albin Kurtit në këto zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 27 January 2025

Analisti, Shenoll Muharremi ka thënë se kalkulimi më i rrezikshëm i kryeministrit Albin Kurti në këto zgjedhje është ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Sipas Muharremit në këtë formë Kurti është munduar të mbajë dhe kontrollojë humbjet nga acarimi me presidenten, Vjosa Osmani që në zgjedhjet e fundit ishin pjesë e një liste dhe të mbajë “votat e LDK-së.

Mirëpo sipas tij këtë nuk mund ta arrijë sepse tashmë votat e LDK-së i kanë ikur.

-Advertisement-

“Donika është basti më i rrezikshëm i Albin Kurtit në këto zgjedhje. Kalkulimi i tij me Gërvallën është me tentu me mirëmbajtë dhe kontrollu humbjet nga acarimi me Vjosa Osmanin. Target: votat e LDK-së që i ka fitu 2021. Pak edhe femrat target, gjithashtu. Vota e LDK-së që e ka pas LVV me 2021 ka shku për ‘lesh’ tashmë”, shkruan ai.

Analisti ka shtuar se Gërvalla ka qenë skandaloze në diplomaci dhe se basti i Kurtit me të do të rezultojë negativ për LVV-në.

“Donika, edhe pse mundet me qenë person i mirë, në qeveri dhe në diplomaci ka qenë skandaloze. Asnjë njohje e pa konsolidim. Izolim. Asnjëherë nuk kam pa një menaxhim të tillë të resorit as në Kosovë as askund në botë. Impotencë maksimale në qeverisje. Plus tash po përdorë gjuhë ofenduese. Dje një person më tha ‘edhe me pas me votu Albini, faji Donikës nuk e votoj’. Basti i LVV-së me Donikën dhe Guxo ka me rezultu në bilanc negativ për ta sipas të gjitha gjasave”, përfundon ai./Gazeta Infokus
\

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera