Lajme

Muharremi akuzon partitë për “lojëra të pista” pas bllokimit të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 21 July 2026

Analisti politik Shenoll Muharremi ka kritikuar vonesat në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke i cilësuar ato si të pajustifikueshme dhe të dëmshme për vendin.

Përmes një reagimi publik, Muharremi ka thënë se është paradoksale që nga njëra anë flitet për humbjen e dhjetëra milionë eurove nga Bashkimi Evropian për shkak të mungesës së një Kuvendi funksional, ndërsa nga ana tjetër, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk po e thërret dhe konstituon Kuvendin, pavarësisht se rezultatet zgjedhore janë certifikuar prej javësh.

Sipas tij, përveç humbjeve financiare, kriza institucionale po shkakton edhe shumë dëme të tjera, disa prej tyre të pariparueshme, që prekin zhvillimin e vendit.

-Advertisement-

Muharremi ka shtruar pyetjen se si është e mundur të humbet kaq shumë kohë dhe të shkaktohen pasoja për qytetarët në një kohë kur Kosova, sipas tij, ka nevojë për institucione funksionale dhe stabilitet politik.

Ai ka ngritur dyshime se prapa kësaj situate qëndrojnë, siç i ka quajtur ai, “lojëra të pista partiake”, të cilat, sipas tij, po dëmtojnë familjet kosovare, ekonominë dhe bizneset.

Në fund, analisti ka theksuar se nuk sheh asnjë arsyetim për faktin që Kuvendi ende nuk është konstituuar, duke përsëritur se vonesat janë rezultat i interesave partiake dhe jo i interesit të qytetarëve.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy