Sport

Muharrem Sahiti reagon ashpër ndaj vendimit të Jurgen Kloppit

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 05 November 2018

Liverpooli nuk e ka ftuar Xherdan Shaiqirin për përballjen ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të Ligës së Kampionëve për shkak të situatës së tensionuar që nga Kampionati Botëror që u mbajt në Rusi.

Ndeshja në mes të dy skuadrave do të zhvillohet nesër (e martë) në ora 18:55.

Jurgen Klopp ka shpjeguar arsyet e mosftesës së Shaqirit në përballjen e nesërme, duke thënë se ai nuk dëshiron që të ketë ndonjë rrjedhë tjetër, pasi duan të fokusohen vetëm në futboll.

-Advertisement-

“Kemi dëgjuar dhe lexuar spekulimet dhe flasim për atë lloj pritjeje që Shaqiri do të merrte dhe megjithëse nuk kemi ide se çfarë do të ndodhte, ne duam të shkojmë atje dhe të përqendrohemi 100 për qind në futboll dhe nuk duhet të mendojmë për ndonjë gjë tjetër, kjo është e gjitha”, ka thënë trajneri gjerman.

Ndryshe, trajneri kosovar Muharrem Sahiti mendon se Shaqiri është dashur që të ftohet nga Klopp për ndeshjen në fjalë.

“Nuk mendoj se por shkaqe politike është dashur që mos të ftohet Shaqiri. Unë kam pritur që Shaqiri për shkak të karakterit që e ka, ta vendos ndeshjen në Beograd”, ka thënë Muharrem Sahiti për emiosonin Koha Shtesë në SuperSport Kosova.

Sahiti është ndihmës-trajner i Bernard Challandes te Përfaqësuesja e Kosovës.

Kujtojmë se Shaqiri në ndeshjen e parë të zhvilluar në Liverpool ka shkëlqyer ndaj Zvezdës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera