Lajme

Muharrem Nitaj i gëzuar, merr një lajm të mirë nga AAK-ja

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 14 May 2017

Ish-gazetari Muharrem Nitaj sot ka marrë një lajm të mirë në partinë ku ai angazhohet politikisht.

Ai në Facebook ka njoftuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta kandidojë për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit.

Nitaj, që tani është zëdhënës i AAK-së thotë se u rreshtua pas Ramush Haradinajt në një kohë të vështirë për AAK-në. Sipas tij, këto dy vite nuk ishin aspak të lehta për Ramushin e AAK-në.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

U rreshtova pas Ramush Haradinajt, në një kohë të vështirë për të dhe për Aleancën!

Për dy vjet isha bashk me ta, në sfida aspak të lehta për Ramushin, për AAK-në, për Kosovën!

Të gjitha këto sfida i kaluam bashk dhe bashk po ecim drejt fitores!

AAK-ja, sot ma ka kthyer besimin e dhënë. Më ka nderuar me kandidaturën për deputet në zgjedhjet e 11 Qershorit! Faleminderit!

T’i ndalim këta, se ne nuk ndalemi!

MN

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera