MTI mbajti konferencë informuese me bizneset e Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus
15:47 | 28 December 2017
Në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2017”, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim edhe me Komunën e Ferizajt, mbajtën konferencë informuese me bizneset e rajonit të Ferizajt.
Në konferencë të pranishëm ishin përfaqësues nga: MTI-ja, Komuna e Ferizajt, ATK-ja, Dogana e Kosovës, KEDS/KESCO, si dhe përfaqësues të bizneseve të kësaj ane.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në fjalimin e tij informues për bizneset potencoi shërbimeve që ofrojnë institucionet qeveritare, respektivisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në përkrahjen dhe promovimin e vazhdueshëm që po e bën në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe në krijimin e kushteve më të mira për biznesin në përgjithësi.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të vazhdojë të jetë mbështetëse për bizneset vendore dhe se do të jetë e përkushtuar për krijim të lehtësirave për këto biznese”, kështu deklaroi ministri Bajram Hasani në takimin bashkëbisedues me bizneset ferizajase.
Ministri Hasani ritheksoi edhe njëherë se Qeveria e Kosovës është e vendosur t’i fuqizojë dhe t’i japë rëndësi të veçantë prodhimit, pasi që përmes prodhimit krijohen mundësi edhe të gjenerimit të punësimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të vendit.
Ai bëri të ditur se edhe përkundër se nuk kanë shumë fond të madh janë të interesuar që nga viti 2018 të mbështesin biznesin edhe me grante. Po ashtu, ai theksoi se Ferizaj është një nga komunat me numër të konsiderueshëm të biznese, andaj kërkoi nga kryetari i kësaj komune që të caktojë një lokacion për krijimin e një zone ekonomike, që do të ishte me interes të madh për bizneset e këtij rajoni, ku do të krijohen mundësi të reja për zhvillimin e ndërmarrësisë së kësaj ane.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, e quajti Ferizajn kryeqytet të biznesit dhe tha se do të jetë mbështetës për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtyre bizneseve. Ai, më tej, u zotua se do të jetë mbështetës në fuqizimin dhe krijimin e kushteve më të mira në zonat ekzistuese, por edhe në zonat e reja ekonomike.
Kurse, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë- KIESA, Besian Mustafa, i prezantoi shërbimet e kësaj agjencie në përkrahjen e ndërmarrësisë si dhe në promovimin e produkteve kosovare jashtë vendit.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë do të kemi ndryshim të motit ku përpos intervaleve kohore me ...
-
Kurti në “X”: Serbia interferoi në zgjedhjet e Kosovës me qëllimin që t’i kërcënojë serbët, Ministri Rashiq u kërcënua direkt nga Radojiçiqi
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në X”, për siç ka d...
-
Hamza rikonfirmon: Më e mundshme qeveria nga opozita, s’bashkëpunojmë me VV-në
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza edhe një herë ka ...
-
“Hajvana”- Hamza i përgjigjet Kurtit: Jam baba i tre fëmijëve dhe profesor
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza komentoi deklarat...
-
Hamza: Kemi pas pritje të bazuara që në diasporë do të kemi më shumë vota, diçka këtu s’ka funksionuar
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bedri Hamz...
-
Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, ...
-
Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të qeverisë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur s...
-
Zelensky falënderon aleatët evropianë për mbështetje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeleknsky, i cili aktualisht ndodhet në Arab...
-
Syla ironizon me LDK-në: Që 20 vjet si ka fitu zgjedhjet, e kërkon Kryeministrin si me pas me “tapi”
Analisti politik, Valon Syla ka reaguar pasi kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku b...
-
Aksident mes një kamioni dhe veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti mes kamionit dhe një veture në a...
-
Lumir Abdixhiku: Nuk duam bashkëpunim me VV, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për media pas mbled...
-
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni...