Lajme

MSH-ja tregon numrin e pacientëvë të shtrirë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 06 March 2021

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot në vendin tonë janë konfirmuar gjithsej 72 mijë e 500 e me koronavirus, prej tyre 61 mijë e 685 janë shëruar.

Po ashtu ka edhe prej atyre që nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin. Deri më sot numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 1 mijë e 640.

Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 576 pacientë, prej tyre 9 janë në respiratorë, 24 janë në CPAP dhe 413 me oksigjen.

-Advertisement-

Më poshtë mund t’i shihni të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera