Lajme

MSH e IKSHPK apelojnë për kujdes për shkak të temperaturave të larta – mund të kufizohet sërish orari i punës

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 12 August 2024

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, kanë apeluar te qytetarët që të bëjnë kujdes gjatë këtyre ditë kur po mbizotërojnë temperaturat e larta, madje mund të shqyrtohet sërish kufizimi i orarit të punës.

Parashikimet e meteorologëve janë që gjatë kësaj jave temperaturat do të jenë sërish të larta dhe ato thuhet se mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, sidomos të grupeve të cenueshme.

“Shmangni të dilni jashtë dhe të bëni aktivitete të rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

-Advertisement-

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar qytetarëve që të ndjekin rekomandimet e dhëna nga Ministria dhe Institutit për të mbrojtur shëndetin.

“Të dashur qytetarë, për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë, ju lutemi të ndiqni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të mbrojtur shëndetin tuaj. Në varësi të zhvillimit të situatës meteorologjike, nëse është e nevojshme, Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarrë masa për kufizimin e orarit të punës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe kjo javë parashihet të jetë e nxehtë.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 gradë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera