MSh: 41 milionë e 67 mijë euro planifikohen për ngritjen e shërbimeve shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 24 January 2023
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se planifikon mbi 41 milionë euro për ngritjen e shërbimeve shëndetësore pasi siç është shprehur ai, kjo konsiderohet si një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë Kurti.
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë të ditur se planifikon 41 milionë e 67 mijë euro për ngritjen e shërbimeve shëndetësore.
Në një takim, Vitia i shoqëruar nga zv.ministrja Dafina Gexha, zv.ministri Arsim Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm, Naim Bardiqi ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga grupi punues kyç për hartimin e Planit Strategjik për zbatimin e fizibilitetit dhe raportit shtesë për studimin “Ngritja e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor”.
Ministri Vitia ka theksuar urgjencën e përmirësimit të shërbimeve shëndetësore si një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë Kurti.
Vitia ka thënë se se është hera e parë që ka një plan të tillë strategjik për ngritjen e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor.
“E dimë që janë probleme sistemike, por nga stafi shëndetësor nuk mund të kërkojmë maksimumin kur mungojnë parakushtet për të ofruar shërbime sa më cilësore për qytetarët tanë që është edhe objektivi kryesor. Pasi shëndetësia është një prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, gjë që dëshmohet edhe me rritjen e buxhetit që është më i larti deri më tani, si dhe me donatorët tanë të cilët kanë shprehur gatishmërinë, ky plan sado ambicioz, do të jetë i realizueshëm”, ka thënë ministri Vitia.
Ai është shprehur se të gjithë duhet të bëjnë maksimumin që të ngrisim nivelin e shërbimeve shëndetësore duke vënë veten para një përgjegjësie të jashtëzakonshme për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve.
Sipas tij, kjo arrihet vetëm duke i diskutuar problemet, nevojat dhe kërkesat, e jo duke i fshehur ato.
Po ashtu ndër të tjera bëhet e ditur se grupi punues në Planin e veprimit ka përcaktuar propozimet e dala nga studimi me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në një periudhë afatshkurtër.
“Disa nga objektivat e grupit punues janë riorganizimi i shërbimeve shëndetësore sekondare dhe terciare në spitalet e përgjithshme, adaptimi i numrit të shtretërve spitalorë nevojave të shërbimeve spitalore për pacientë, modalitetet e financimit dhe sigurimit të pajisjeve të domosdoshme mjekësore, pagesa sipas performances të profesionistëve shëndetësor, janë disa nga objektivat e përfshira në Planin Strategjik të përpiluar nga përfaqësuesit e MSh, SHSKUK, spitaleve të përgjithshme dhe përfaqësues të tjerë në sektorit te shëndetësisë”.
Ky aktivitet bazohet në studimin e fizibilitetit ne kuadër te Kornizës Investuese te Ballkanit Perëndimor (WBIF) që është realizuar në vitin 2022, por meqenëse gjatë periudhës 2018-2022 janë siguruar pajisje, Ministria në vitin 2022 ka bërë ri-vlerësimin e studimit të parë që synon sigurimin e pajisjeve për nivelin dytësor dhe tretësor.
Ky studim është miratuar nga Mekanizmat e Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor dhe pritet hartimi i planit të veprimit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...