Kulturë

Ms. Indefinite shpreh revoltën artistike për rastet e femicidit në Kosovë përmes video-performancës ‘1/6’

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 14 December 2022

Në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës mbi baza gjinore” e cila shënohet në mbarë botën për të rritur ndërgjegjësimin ndaj dhunës me bazë gjinore, Ms.Indefinite ka realizuar video-përfomancen “1/6”, e cila shpreh revolten dhe protestën artistike për rastet e femicidit ne Kosovë.

Në përshkrimin e bashkëngjitur në video-performancë, thuhet se dy raste femicidi brenda një jave dhe brenda gjashtëmbëdhjetë ditëve të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës mbi baza gjinore”, janë thirrje e fundit për institucionet shtetërore që të trajtojnë rastet e femicidit si urgjencë kombëtare.

Video-Perfomanca është realizuar në bashkëpunim me organizaten joqeveritare Qendra Kosovare për Studime Gjinore(QKSGj).

-Advertisement-

Më poshtë mund ta shikoni videon e realizuar nga Ms.Indefinite:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ms. Indefinite (@ms.indefinite)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera