“Mrekullia nuk ka mbaruar ende”; Ajax kërcënon favoritët e Champions-it

Autori: Gazeta inFokus
11:14 | 06 March 2019
Matthijs de Ligt beson se Ajax është i aftë të arrijë diçka të veçantë në Ligën e Kampionëve, këtë sezon, pasi eliminoi Real Madridin një raund para çerekfinaleve. Ishte një shfaqje emocionuese ajo e mbrëmshmja në “Santiago Bernabeu” nga gjigantët holandezë, që risolli në vëmendje kujtimet e skuadrës së famshme të Ajax-it në fillim të viteve 1970, kur fitoi tri gara të njëpasnjëshme europiane.
Me gjashtë lojtarë nga skuadra aktuale në fillim të moshës 22-vjeçare, ose nën këtë “dysheme”, Ajax po krahasohet me vetveten e vitit 1995, që e fitoi trofeun për të katërtën herë. Në atë skuadër bënin pjesë Edgar Davids, Clarence Seedorf dhe Patrick Kluivert. De Ligt është një nga këta të rinj të talentuar, që ka mahnitur me paraqitjet e tij në këtë sezon. Për pasojë, përflitet si një dëshirë e Barcelonës, Manchester City, PSG dhe Real Madrid.19-vjeçari beson se skuadra e tij e meritonte fitoren dhe u shpërblye nga fakti se ruajti parimet e saj të futbollit.
“Natyrisht, fitorja këtu është e pabesueshme, – tha ai për “De Telegraaf”. – Realit i lejuam hapësirë, por nuk është mësuar me këtë. Ne dëshironim të luanim futboll sulmues, e kemi diskutuar këtë paraprakisht. Treguam se mund të bëjmë diçka. Gjëja që na mungoi në Amsterdam ishte vetëm rezultati, sepse luajtëm shumë mirë edhe atje. Luftuam për njëri-tjetrin dhe ndoshta ishim në më të mirën tonë, përndryshe nuk do të fitonim dot këtu”.
Megjithëse arriti finalen e “Europa League” tri vite më parë, kjo ishte paraqitja e parë e Ajax përtej fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për 13 vite. Fitorja do të thotë se është në çerekfinale për herë të parë që nga viti 2003. Larg nga të qenit i kënaqur me këtë arritje, De Ligt beson se mund të vazhdojnë në këtë kompeticion edhe për disa kohë: “Reali është mbajtësi i titullit. Ne tashmë ia kemi bërë Bayernit tepër të vështirë në fazën e grupeve dhe eliminuam Real Madridin. Mund të ecim përpara, të bëjmë diçka të veçantë”.

Të tjera
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...