Mposhti kancerin, nuk flet me babain-Kjo është historia e konkurrentës Santiana Maloku
Autori: Gazeta inFokus
22:18 | 20 October 2023
Sonte ka filluar sezoni i dytë i formatit gjigant televiziv, Big Brother VIP Kosova. Banorja e tretë është modelja e njohur në Shqipëri, Santiana Maloku.
Ajo ishte një prej modeleve që ka spikatur në “She’s on Top”, ku i bëri të gjithë për vete me historinë e saj të trishtë.
Ajo kishe rrëfyer fëmijërinë e vështirë në Gjakovë pas braktisjes së të atit, kur ishte vetëm 2 vjeç dhe tentativat e familjarëve për ta lënë në shtëpinë e fëmijës për shkak të mentalitetit dhe kushteve të vështira me të cilat u duhej të përballeshin. Por rrugës për në jetimore, ajo i tha gjyshit të saj një fjali, pas së cilës, ai ndërroi mendje menjëherë dhe vendosi që ta mbante gjithmonë pas vetes.

Deri në moshën 7-vjeçare, Santiana u rrit me idenë se nëna dhe gjyshi ishin prindërit, duke menduar se e ëma ishte motra e saj e madhe, derisa zbuloi nga një lojë me shoqet se ajo që për gjithë ato vite e kishte konsideruar motër ishte, në fakt, e ëma.
Takimin e parë me të atin, ajo e pati kur mbushi 18 vjeç dhe pas atij takimi, pati një telefonatë që e shkëputi përfundimisht marrëdhënien me të.
“Pasi u shërua mami nga kanceri, 2 vjet më vonë u diagnostikova unë, sepse e kisha të trashëguar nga ajo. Mami nuk e di, por unë e telefonova babin për t’i kërkuar një shumë parash që më duhej për operim. Ishte shansi i parë dhe i vetëm që ai mund të tregonte se ishte babi im dhe donte të më kishte, por s’e bëri dhe prej atij momenti s’dua ta shikoj më…” ,– kishte thënë modelja e përlotur duke shtuar:
“S’më besoi që isha sëmurë, më tha që isha tu rrejt. Në atë kohë më kanë ndihmuar njerëz të tjerë…”, – kishte deklaruar ajo.

T� tjera
-
Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë
Mbrojtësi i kombëtares Dardane, Ilir Krasniqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Irl...
-
ACPAC, the Organization Strengthening the Voice of Albanians in Canada, Brings Together Intellectuals and Prominent Figures and Sets Its Strategy for the Next Two Years
The Albanian-Canadian organization is expanding its engagement in Canada’s pu...
-
ACPAC, organizata që po fuqizon zërin e shqiptarëve në Kanada, mbledh intelektualë e personalitete dhe përcakton strategjinë për dy vitet e ardhshme
Organizata shqiptaro-kanadeze po zgjeron angazhimin e saj në jetën publike dh...
-
Irlanda trefishon epërsinë
Irlanda trefishon epërsinë Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Koso...
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...
































