Lajme

MPJD në pritje të informacioneve zyrtare nga Turqia rreth rastit të Valdrin Sahitit

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 13 April 2023

Gjatë së enjtes u raportua nga disa ‘media’ për arrestimin e dizenjatorit të njohur, Valdrin Sahiti.

U tha se Sahiti u arrestua në aeroportin e Stambollit, për posedim të substancave narkotike.

Madje u tha se ai kishte përdorur edhe pasaportën diplomatike me të cilën ishte pajisur në vitin 2020, nga ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

-Advertisement-

E lidhur me rastin është deklaruar me shkrim edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në një përgjigje me shkrim nga MPJD  thuhet se janë në pritje të informacioneve zyrtare nga autoritetet e Turqisë.

“Meqenëse MPJD nuk ka asnjë konfirmim rreth rastit, nuk mund të flasim për masat që duhet marrë në të tilla raste, ngase varet nga informacionet zyrtare që do t’i pranojmë gjatë ditës”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv

Arrestimin e Valdrin Sahitit, e ka ka mohuar avokati Besnik Berisha.

Berisha tha për Klankosova.tv se Sahiti ndodhet në Dubai duke vazhduar agjendën biznesore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera