Lajme

MPJD: Mbërrinë në Kosovë trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 09 August 2024

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e njofton se trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë ka mbërritur në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka theksuar nëpërmjet një njoftimi se trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë ka mbërritur në Kosovë.

“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, theksohet në njoftim.

-Advertisement-

Edhe Avokati i angazhuar nga familja Hajrizi, Arianit Koci, ka thënë se trupi i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore, prokurorisë dhe Policisë si dhe do të ketë ekzaminime shtesë.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër. Faton Hajrizi qe arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera