MPJD largoi pozitën e drejtorit të Përgjithshëm me rregullore, ish-drejtori e konsideron jashtëligjore
Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 15 October 2022
Albert Prenkaj, ka qenë drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai thotë se në këtë ministri ka shërbyer që nga themelimi i saj, ndërsa sipas tij, kjo pozitë nuk ekziston me rregulloren e re edhe pse ajo parashihet me ligj.
Prenkaj thotë se me rregulloren e re kompetencat e drejtorit i kanë kaluar Sekretarit të Përgjithshëm, të cilën pozitë e mbanë një zyrtar i ish-Ministrisë së Diasporës. Kjo sipas tij nuk korrespondon më ligjin për Shërbim të Jashtëm, duke shtuar se kur ka shpërputhshmëri në mes rregullores dhe ligjit, atëherë duhet të mbisundojë ligji dhe kjo çfarë po ndodhë në ministri është e jashtëligjshme.
“Po e përmenda këtë rregulloren për sistematizim e fillimvitit e cila është në kolezion, pra në shpërputhshmëri me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe ligjet tjera që rregullojnë funksionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e kanë shu përmes kësaj rregulloreje. Por me ligj ekziston”, ka thënë Prenkaj, i cili tash mbanë pozitën e drejtorit të departamentit për Amerikë.
Sipas tij, pozita e drejtorit të Përgjithshëm është pozitë kyçe menaxheriale dhe konsideron se është thyerje e rendit ligjor dhe e cila ndikon efektivisht në punën e shërbimit të jashtëm në përgjithësi, koordinimin me kabinet, në koordinimin me ambasadat e ndryshme në gjithë globin dhe me ambasadat e huaja në vend.
“Kurse pozicioni i të gjitha përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm sipas kësaj rregulloreje të paligjshme janë bartur sekretarit të përgjithshëm, pozicion i cili kryesisht ka rol logjistik, financiar, teknik etj, dhe tash e ka edhe barrën e drejtorit të përgjithshëm, barrë të cilën e bartë një kolegë i cili nuk i ka këto prerogativa të cilat i përmendëm më herët, pra e ka koeficientin e ulët dhe nuk ka gradë diplomatike dhe mbi të gjitha nuk e ka përvojën dhe memorien institucionale të cilët e kanë kolegët profesionistë të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka vazhduar Prenkaj.
Sipas tij, kalimi i gjithë kompetencave një zyrtari që vjen nga Ministria e Diasporës ka qenë emërim politik nga menaxhmenti.
“Ka qenë emërim i thjeshtë politik dhe kaq. Prej nivelit më të lartë udhëheqës të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka thënë ai.
“Betimi për Drejtësi” ka kërkuar vazhdimisht përgjigje nga ministrja Donika Gërvalla-Schwarz dhe MPJD, për këto probleme por asnjëherë nuk janë përgjigjur.
Ndërsa, ish ministrja e MPJD Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se nuk askund në botë ministri të Jashtme që nuk kanë drejtor të përgjithshëm.
“Ma gjeni një ministri të Jashtme në ter globin që funksionin pa drejtori politike. Është drejtori politik ai që ju jep udhëzime ambasadorëve, ju lexon raportet javore që i dërgojnë ambasadorët apo edhe raporte me të shpeshta është ai që e mbanë komunikimin lidhjen, urën në mes të diplomatëve dhe menaxhmentit politik të Ministrisë, është shprehur ajo./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...
-
Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë
Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme ...
-
Instalohen kamerat publike në qytetin e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në këtë qytet. Lajmin e ...
-
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë- Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin ...
-
Thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e protesta para KEDS-it – Si reagonte Vetëvendosja opozitare përballë reduktimeve të energjisë elektrike
Qytetarë nëpër zona të vendit po përballen këtë javë me ndërprerje të energji...
-
Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ: Ka kohë 48 orë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar sot ankesën e ...