MPJD ka një njoftim për ata që duan të pajisen me vula apostile
Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 20 October 2021
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se qytetarët që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve me vulë apostile apo legalizuese, duhet ta caktojnë terminin online.
Përmes një komunikate për media, MPJD ka treguar edhe procedurat përmes të cilave mund të bëhet aplikimi.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, respektivisht Departamenti per Çështje Konsullore, njofton se nga data 25 tetor 2021, qytetarët që kanë nevojë për vulosjen e dokumenteve të tyre me vulë apostile apo legalizuese, duhet të caktojnë terminin “online”.
Për të marrë këtë shërbim, qytetarët duhet të hyjnë në: https://mpjterminet.rks-gov.net/
Pasi të keni hapur faqen e mësipërme dhe klikoni datën e caktuar, do t’ju shfaqet orari i terminëve të lira për atë ditë, ku duhet të vendosni emrin, mbiemrin dhe numrin personal”, bën të ditur MPJ.
Në njoftimin e MPJD-së bëhet e ditur se kërkesa mund të bëhet personalisht, nga anëtarët e familjes apo personat e autorizuar.
“Kërkesa mund të bëhet personalisht, nga anëtari i familjes, apo personi i autorizuar nga ju”, thuhet në njoftim”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, MPJD ka bërë me dije se dokumentet për Gjermani dhe Kanada nuk vulosen me vulë apostile e as legalizuese.
“Njëherësh ju bëjmë të ditur se dokumentet për Gjermani dhe Kanada nuk vulosen, as me vulë apostile as legalizuese”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...