Lajme

MPJ: Kosovës iu konfirmua vota pro për në INTERPOL nga shumë vende

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 06 May 2018

Ministeriali i 45- të i Konferencës së vendeve islamike ka qenë një ditë pune intensive për delegacionin e Kosovës udhëhequr nga numri dy i Qeverisë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Në një aktivitet të Organizatës Ndërkombëtare, e dyta në botë për numrin e madh të vendeve pas OKB-së, ishin të pranishëm mbi 80 delegacione, duke përfshirë atyre me statusin e anëtarit të OBI-it, si dhe të tjerave me statusin e vëzhguesit.

Sipas komunikatës, Pacolli, pati rastin të takonte Kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina dhe Presidentin e Bangladeshit, Abdul Hamid.

-Advertisement-

Kosova, nëpërmjet këtyre takimeve mbajti hapur dyert e vendeve njohëse, loboi me këto vende për anëtarësimin e ardhshëm të saj në Interpol, ashtu si dhe pati takime shpresëdhënëse për njohje të reja. Me Ministrin e Jashtëm të Libisë, Mohamed Taha Siala, u diskutua për të nxitur bashkëpunimin dypalësh.

Me Ankourao, Pacolli foli sesi dy vendet mund të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, në Organizata Ndërkombëtare, etj. Ambasadori i Kosovës në Senegal është akredituar së afërmi dhe në Niger.

Me Ministrin e Punëve të Jashtme të Afganistanit, Salah Rabbani, u fol për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në gjithë Organizatat Ndërkombëtare dhe Kosova shprehu dëshirën për të thelluar marrëdhëniet me Afganistanin, duke mbetur mbështetëse e përpjekjeve për stabilizim të këtij vendi.

Ndërsa, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maldiveve, Mohamed Hasim, vendi i të cilit kërkon ulëse në Këshillin e Sigurimit të OKB, u fol për të intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe. Me Maldivet Kosova ka një marrëdhënie të hershme.

Kurse, me Ministren e Jashtme të Kanadasë, Kristia Freeland, u shkëmbyen pikëpamjet për bashkëpunimin dypalësh, dhe z. Pacolli shprehu mbështetje për vizionin e Kanadasë shprehur prej saj, për ndalimin e tragjedisë së Rohingave.

Pacolli, pati takim edhe me Ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyad al Maliki, me të cilin u ra dakord të thellohet bashkëpunimi dypalësh.

Duke shfrytëzuar një konferencë si kjo, shefi i diplomacisë kosovare u takua dhe me Ministrat e Jashtëm të Kazakistanit, Kairat Abdrakhmanov dhe të Azerbajxhanit Elmar Mammadyarov, me të cilët foli për zhvillimet e fundit në skenën ndërkombëtare, ashtu dhe për nxitjen e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe tregtarë mes Kosovës dhe këtyre vendeve.

Pacolli takoi edhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Gyajanës, Carl Barrington Greenidge, vend të cilit ju kërkua mbështetja e Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare dhe shkëmbimi i vizitave dypalëshe.

Me Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel Aljubeir, njëherazi mik i tij, z. Pacolli pati rastin të konfirmonte marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve. Ai, e falënderoi Arabinë Saudite për mbështetjen e gjatë për Kosovën dhe e ftoi atë për vizitë në Prishtinë. Në bisedë u theksua nevoja për të punuar më shumë së bashku në fushën e tregtisë, ekonomisë, etj.

Një takim shumë të ngrohtë dhe të frytshëm, Pacolli, pati dhe me homologun e tij, Zëvendëskryeministrin turk, Bekir Ozdag, me të cilin u theksua niveli i lartë i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme, mes të cilave anëtarësimi i Kosovës në Interpol.

Pacolli pati takim me homologun e tij të Bangladeshit, Mahmud Ali, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij.

Një takim tjetër të ngrohtë, ai zhvilloi dhe me homologun e tij nga Bregu i Fildishtë, Marcel Amon Tanoh, i cili është mik i mirë i Kosovës dhe vendi i tij e mbështet Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ministri Pscolli e ftoi atë për një vizitë në Kosovë.

Pacolli takoi edhe Ministrin e Jashtëm të Senegalit, Sidiki Kaba, i cili e mbështet Kosovën për integrimin në Organizatat Ndërkombëtare. Ambasada e parë e Kosovës në Afrikë u hap në Senegal dhe dy vendet do të vazhdojnë ta forcojnë bashkëpunimin dypalësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera