Lajme

MPJ-ja reagon pas bllokimit të pikës kufitare në Merdarë

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 27 December 2022

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se grupet kriminale serbe kanë bllokuan pikën kufitare në Merdarë.

MPJ u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve që janë në lëvizje që t’i shfrytëzojnë pika të tjera kuftiare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Kosovës.

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Se pika kufitare në Merdarë është bllokuar, tashmë zyrtarisht ka njoftuar edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera