Sport

MPJ-ja e Spanjës publikon protokollin skandaloz për ndeshjen ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 09 March 2021

Kombëtarja e Kosovës dhe Spanja do të sfidojnë njëra-tjetrën me 31 mars, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë ditës së martë Spanja ka publikuar protokollin për këtë ndeshje, e cila përmban në vete pika skandaloze.

Ministria e Punëve të Jashtme i ka kërkuar federatës spanjolle që Kosovës të mos i referohen si shtet sovran dhe i pavarur.

-Advertisement-

Pika e dytë në këtë kërkesë të MPJ-së është që himni i Kosovës të prezantohet si ‘muzikë e Kosovës’ dhe flamujt e dy kombeve të mos vendosën afër njëra tjetrës.

Mbetet të shihet nëse FFK-ja do të reagoj pas këtyre kërkesave skandaloze të ministrisë spanjolle./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera