Lajme

MPJ e Shqipërisë: Zgjedhjet në Kosovë proces i drejtë dhe konkurrues

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 12 June 2017

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Shqipërisë përshëndet procesin demokratik që karakterizoi zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, të cilat u zhvilluan më 11 Qershor 2017.

 

MPJ e Shqipërisë thekson se shprehja e vullnetit të lirë në një proces të drejtë e konkurrues përbën një tjetër provë solide të konsolidimit të demokracisë në Kosovë.

-Advertisement-

MPJ shpreh besimin se institucionet e reja do të krijohen së shpejti, në përputhje me vullnetin e shprehur dhe kushtetutën e vendit, për t’iu përgjigjur përparësive, nevojave dhe sfidave të zhvillimit, përfshirë përshpejtimin e procesit të integrimit euroatlantik.

MPJ pret të vijojë sa më parë bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm me qeverinë e re, në të mirë të forcimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për të dinamizuar e konkretizuar më tej bashkëpunimin në kuadrin rajonal. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera