Lajme

MPJ e Kosovës reagon për situatën në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 27 April 2017

Pas zhvillimeve të tensionuara në Kuvendin e Maqedonisë, me një deklaratë ka dal edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Në një kumtesë dërguar medieve, MPJ thuhet se po përcjell me shqetësim këtë situatë, shkruan Indeksonline.

MPJ i konsideron të papranueshme sulmet e tilla.

-Advertisement-

Gjeni të plotë komunikatën:

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës po e përcjell me shqetësim situatën e krijuar në Maqedoni dhe sulmin e raportuar ndaj deputetëve dhe gazetarëve.

MPJ konsideron se sjelljet e këtilla të dhunës dhe përplasjet kundër përfaqësuesve të zgjedhur në Maqedoni janë të papranueshme dhe aspak nuk i shërbejnë demokracisë, paqes dhe stabilitetit në shtetin fqinj të Maqedonisë.

Në frymën e apelit të vendeve të BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni, ne besojmë se të gjithë aktorët politikë do të tregojnë vullnet për të dialoguar për interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe jo retorikë që përshkallëzon situatën e tensionuar.

Dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar dhe qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe vijimësinë e procesit të funksionalizimit të institucioneve në rrugë demokratike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera