Lajme

MPJ i dha leje edhe shefit të BIA-së ta vizitoi Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 08 September 2018

Vuçiq me vete e ka marrë edhe shefin e shërbimit sekret serb.

Në kuadër të vizitës në Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka qenë i shoqëruar edhe nga shefi i shërbimit sekret serb, (BIA) Bratislav Gasic.

Gazeta inFokus ka kontaktuar më zyrtarë të MPJ-së për të parë nëse ky i fundit ka leje ta vizitoj Kosovën.

-Advertisement-

E Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacollit, ka konfirmuar se Gasic ka leje të vizitoj Kosovën.

Gazeta inFokus gjatë ditës ka raportuar se e Gasic e ka shoqëruar Vuçiqin në ndalesën e parë të vizitës në Kosovë, në Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq në Zubin Potok.

Pjesë e delegacionit të Vuçiqit është edhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq .

Lexo edhe: Ka apo jo Gjuriq leje që të qëndroi në Kosovë, tregon MPJ

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të qëndroj sonte në Kosovë ndërsa edhe gjatë ditës së nesërme do të vizitoj disa qytete me shumicë serbe ndërsa gjatë orës 14:00 pritet ta lëshoj territorin e Kosovës./inFokus

Lexo edhe: Çfarë po kërkon shefi i BIA-s me Vuçiqin në Kosovë?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera