Lajme

MPJ deklarohet për mos anëtarësimin në Interpol

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 20 November 2018

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas mos anëtarësimit të Kosovës në organizatës ndërkombëtare, Interpol.

Në reagimin e MPJ-së shprehet shqetësim i thellë, shkruan Gazeta inFokus.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e thellë për mos anëtarësim në Interpol dhe për qasjen shantazhuese të shtetit serb karshi zyrtarëve të Interpol-it dhe disa delegacioneve të vendeve Afrikane, si dhe dënon mësymjen e zyrtarëve të delegacionit të Serbisë në tentativën e tyre të korruptimit përmes mitos për disa nga zyrtarët pjesëmarrës të vendeve anëtare në Interpol”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

-Advertisement-

MPJ ka thënë gjithashtu se Serbia e ka politizuar këtë proces.

“Anëtarësimi në Interpol ka qenë proces i përmbushjes së kritereve teknike dhe profesionale, të cilin struktura drejtuese dhe menaxheriale e Interpolit e ka vlerësuar pozitivisht, por Serbia dhe disa nga shtetet me të cilat ajo qëndron në raport të ngushtë, e politizuan.”.

” Kosova nuk do të ndalojë së rrugëtuari në procese ndërkombëtare në të gjitha fushat”, përfundon reagimi i MPJ-së.

Ndryshe të martën Kosova ka dështuar të anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare, Interpol.

Liderët kosovarë kanë deklaruar se kjo është taktike e Serbisë dhe ajo ka ndikuar te shtete që të votojnë kundër.

Ndërsa deputetë të Kuvendit të Kosovës, njohës së çështjeve politike dhe njohës të sigurisë kanë kërkuar mos anëtarësimin e Kosovë në Interpol e kanë konsideruar dështim të liderëve Kosovë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tyre./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera