Lajme

MPB lanson fushatën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 18 October 2022

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës do të lansojë sot fushatën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Lansimi i kësaj fushatë do të bëhet në ora 10:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci si dhe përfaqësues të lartë të Kryeprokurorisë së shtetit, drejtorisë së Policisë së Kosovës, BE-së, Këshillit Evropian, ambasadës amerikane, organizatës IOM si dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Brendshme do të lansojë fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim.

Hapjen e kësaj ceremonie do ta bëjë z. Blerim Gashani, zëvendësministër i MPB-së dhe njëherit Koordinator Nacional kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë znj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, Ministre e MASHT si dhe përfaqësues të lartë të Kryeprokurorisë së shtetit, drejtorisë së Policisë së Kosovës, BE-së, Këshillit Evropian, ambasadës amerikane, organizatës IOM si dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës.

Ngjarja do të zhvillohet sot, me datën 18.10.2022, në ndërtesën e Qeverisë, në sallën P38 duke filluar nga ora 10:00.

Ftohen mediat të marrin pjesë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera