Lajme

MPB del më komunikatë pas njoftimit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 15 April 2022

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me një komunikatë për media pas njoftimit për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë komunikatë për medie është përfshirë se çka është njoftuar në konferencë.

“Në këtë konferencë ministri Sveçla tha se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, dhe se faktet tregojnë se ky akt terrorist është kryer me granatë dore dhe AK47 dhe se ka
qenë i drejtuar ndaj disa policëve të Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare.

-Advertisement-

Ministri Sveçla deklaroi se tri ditët e fundit janë realizuar katër sulme ndaj policëve të Kosovës në veri me qëllim të frikësimit të tyre dhe qytetarëve në përgjithësi. Ai tha se qëllimi i Institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rend dhe ligj dhe për të luftuar krimin dhe korrupsionin pa dallim dhe diskriminim të çfarëdo kategorie do të vazhdoj me ngulm dhe do të jemi të suksesshme në të drejtën tonë”, thuhet në komunikatën e MPS-së.

Pjesë e kësaj konference ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili tha se sulmet kanë ndodhur në mënyrë sistematike ku së pari janë përdorur iriqët në rrugë, sulmi me gurë, gjuajtja me armë dhe në fund gjuajtja në patrullën e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera