Rozë

Mozzik paralajmëron këngën e re “Zani”, lansohet më 9 nëntor

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 06 Nëntor 2023

Reperi i njohur, Mozzik po vjen me një këngë të re.

Kështu ka njoftuar ai në një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e tij në Instagram.

Rap-artisti nga Ferizaj ndau me fansat një pjesë të shkurtër të projektit të ri që mban titullin “Zani”.Kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip dhe pritet të publikohet më 9 nëntor.

-Advertisement-

“9 nëntor, ora 18:00, YouTube, 23:59, spotify etc, Mozzik- Zani”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.

Theksojmë që aktualisht Gramoz Aliu (emri i plotë) po shijon suksesin e bashkëpunimit me Dafina Zeqirin “Drama, pahiri”.

Projekti i dyshes u lansua në tetor të këtij viti dhe tashmë në pakë javë ka grumbulluar afro 10 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy