Sport

Mourinho zbulon planin e Man Unitedit në mungesë të Pogbas

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 15 September 2017

Pogba pritet të mungojë disa ndeshje për “Djajtë e Kuq”, pas lëndimit që pësoi në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori i talentuar francez, Paul Pogba, pritet të mungojë disa ndeshje për Manchester Unitedin, pas lëndimit që pësoi në Ligën e Kampionëve ndaj Baselit, transmeton Gazeta Express.

Jose Mourinho, i cili e ka pranuar se tërheqja muskulore mund ta lë Pogban jashtë për disa ndeshje, thotë se “Djajtë e Kuq” janë duke menduar vetëm për ndeshjen me Evertonin.

-Advertisement-

“Nuk e di”, u përgjigj Mourinho kur u pyet se sa gjatë do të mungojë Pogba.

“Vetëm e di se është problem muskulor dhe është jashtë për ndeshjen e vikendit. Kjo është ndeshja e vetme për të cilën po mendoj, e jo më larg”.

“Nuk e di sa ndeshje, por ne do të luajmë pa Pogban për disa ndeshje, megjithatë kemi lojtarë tjerë për ta zëvendësuar”, shtoi Mourinho.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera