Sport

Mourinho vazhdon vetëlavdërimet

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 07 December 2018

Jose Mourinho nuk ka modesti dhe vazhdon që të vete-lavdërohet në pothuajse të gjitha konferencat për shtyp
Edhe pse 19 pikë pas Manchester City, Mourinho ka deklaruar befasishëm se “ai ka bërë një punë fantastike”.

Trajneri i Manchester United përfundoi në pozitë të dytë në vitin 2017-18 dhe kjo ishte njëra prej arritjeve të tij më të mira vitin e kaluar.

“Nuk jam duke folur për situatën tonë por ju mund të përfundoni në vendin e 10, nuk po them ne, po them një skuadër mund të përfundojë në vendin e 10 dhe menaxheri të ndihet si një kampion. E saktë?”, ka thënë ai kur është pyetur se si ai nuk ka arritur që të fitojë asnjë trofe sezonin e kaluar.

-Advertisement-

“Nëse flisni me David Wagner, Rafa Benitez, Claudio Ranieri tani, nëse flisni me ta dhe ju thoni që do të përfundoni në vendin e 10 ata do të ndihen kampion”.

“Bëra një punë fantastike vitin e kaluar, qëndrova përballë shumë skuadrave që kishin më shumë potencial se skuadra e ime”.

“Sezonin e kaluar përfundova i dyti dhe besoj që qëndruar pa një skuadre që ka potencial më të madh se ne. Kjo është shumë e thjesht”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera