Sport

Mourinho thumbon Kloppin për Van Dijkun

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 29 December 2017

Jose Mourinho e ka sfiduar Jurgen Kloppin që të sqarojë transferimin prej 75 milionë funteve të Virgil van Dijkut, pasi gjermani një vit më parë kritikoi blerjen e Paul Pogbas nga Manchester Unitedi.

Van Dijk është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, por Mourinho ia ka përkujtuar Kloppit komentet që ai bëri kur Unitedi bleu Pogban për 89 milionë funte nga Juventusi.

Gjermani një vit më parë kishte thënë: Klubet tjera mund të shpenzojnë për lojtarët më të mirë. Por nëse sillni një lojtar për 100 milionë funte dhe ai lëndohet, atëherë çdo gjë përkeqësohet.

-Advertisement-

“A më duhet të jem ndryshe prej kësaj? Unë dua të bëj ndryshe. Do të doja ta bëja ndryshe sikur të mund të shpenzoja ato para. Dua një shpirt të veçantë të ekipit – Nuk e shoh të nevojshme, por e dua. Kur të vijë ajo ditë në futboll, nuk do të jem më menaxher. Sepse ky sport është që të luajmë së bashku”.

Mourinho shfrytëzoi konferencën e sotme për media për të kërkuar sqarime nga Kloppi kur u pyet për transferimin e Van Dijkut.

“Mendoj se ai që duhet të flasë për këtë është Jurgen dhe sikur të isha njëri prej jush [gazetar] do ta pyesja për komentet e tij të një viti më parë”, ka thënë Mourinho.

“Virgil van Dijk është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit. A është më i mirë se Maldini, Bergomi ose Ferdinand? Nuk mund ta themi këtë, kështu është tregu dhe ose paguani ose nuk paguani”, ka shtuar portugezi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera