Sport

Mourinho tallet me gazetarët: “Kundër Liverpoolit do të luajmë me nëntë sulmues dhe një mbrojtës”

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 13 October 2017

Mourinho ka gjetur kohë që të bëjë shaka para ndeshjes me Liverpoolin në “Anfield”.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, është gati për derbin me Liverpoolin, që do të zhvillohet të shtunën.

Ai dukej në disponim në konferencën për media, që madje gjeti kohë edhe të bëjë shaka me gazetarët.

I pyetur nga gazetarët nëse Man United do të ndryshojë diçka nga ndeshja e fundit në “Anfield” ku kishte marrë një pikë duke barazuar 0:0 me një lojë shumë defensive, Mourinho u përgjigj:

-Advertisement-

“Mos u brengosni, ndoshta do të luajmë me një mbrojtës dhe nëntë sulmues. Të jeni të sigurt, do të luajmë me një lojtar prapa dhe do të përdorim një sistem tjetër me nëntë sulmues. Mos u brengosni”.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit zhvillohet të shtunën nga ora 13:30 në “Anfield”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy