Sport

Mourinho reagon pas zërave se ka probleme me Thiago Pinton

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 16 January 2023

Roma nuk ka humbur në gjashtë ndeshjet e fundit dhe fitorja me Fiorentinën, të dielën ishte e treta në katër takimet e fundit të verdhekuqve, megjithatë jo gjithçka po shkon “vaj” te skuadra e José Mourinhos.

Edhe pse Roma luajti për pjesën më të madhe të lojës me një lojtar më shumë ndaj ekipit vjollcë, u desh të dilte në skenë gjenialiteti i Dybalas, autor i dy golave për ta fituar takimin. Ka vlerësime të ndryshme për për potencialin e skuadrës dhe vetëdija se nuk ka para për përforcime krijojnë tension mes trajnerit dhe menaxhimit sportiv, i udhëhequr nga portugezi Tiago Pinto.

Mourinho në fund të ndeshjes së djeshme mohoi “probleme personale” me bashkatdhetarin e tij.

-Advertisement-

“Është një gënjeshtër totale. Unë nuk kam asnjë problem me të. Ai ishte i sinqertë në një intervistë që dha dhe që ndoshta asnjë trajner nuk i pëlqen ta dëgjojë, sepse të gjithë do të donin të dinin se ka para për të bërë një ekip të jashtëzakonshëm, por ky nuk është profili ynë. Nuk mund ta blejmë Mudrykun për 100 milionë. Ne punojmë me cilësitë që kemi”, tha Mourinho, që nuk i kurseu fjalët e mira për Dybalan, por pranoi se i mungojnë lojtarët që e kërkojnë topin. “Ka trajnerë që mund të duan futboll cilësor. Ne kërkojmë ekuilibër me karakteristikat tona për të arritur rezultatet e mundshme.”

Në një intervistë të dhënë dy javë më parë, Tiago Pinto tha se Romës “nuk i mungon asgjë” për të “garuar deri në fund” për t’u kualifikuar në Champions League; për momentin është tri pikë larg, por në vendin e 7-të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera