Sport

Mourinho po e fundos Manchester Unitedin, mposhtet nga West Hami

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 29 September 2018

Manchester Unitedi ka pësuar humbje si mysafir nga West Hami me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për Premeirligë, e zhvilluar të shtunën në “Londond Stadium”.

Pozita e Jose Mourinhos është më se në rrezik pas kësaj humbje, duke e parë edhe polemikat që i ka futur brenda skuadrës, duke e rikujtuar fjalosjen e tij me Paul Pogban në qendrën stërvitore para disa ditëve, shkruan Gazeta Express.

Unitedi me këtë humbje mbetet me 10 pikë, 8 më pak si vendi i parë, Liverpooli që do të luajë sot kundër Chelseat prej orës 18:30.

-Advertisement-

Skuadra e West Hamit kaloi në epërsi në minutën e 5’ të ndeshje, pas një asistimi të Zabaletas në drejtim të Felipe Andersonit, e ky i fundit me lehtësi nga afërsia e zonës shënoi për 1-0.

Skuadra e Pellegrin e dyfishoi rezultatin për 2-0 me anë të Yarmolenkos në minutën e 43’ pasi goditja e Yarmolenkos u devijua nga Lindelofi dhe përfundoi në rrjetën e De Geas.

Manchester e ngushtoi rezultatin në 2-1 me anë të një supergoli të Marcus Rashfordit, i cili shëno golin me thembër në minutën e 71’, mirëpo West Hami reagoi menjëherë me anë të Marko Arnautovicit, i cili shënoi golin e tretë të West Hamit, ndeshja përfundoi me rezultatin final 3-1.

Manchester Unitedi në ndeshjen e ardhshme e pret në shtëpi Valencian në kuadër të Ligës së Kampionëve në fazën e Grupeve, ndërsa West Hami udhëton si mysafir në kuadër të Premierligës për t’u ndeshur me Brightonin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera