Mourinho, pas humbjes: S’kemi Haalandin, as lojtarë për rotacion
Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 14 April 2023
Roma e humbi ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League-s kundër Feyenoordit, por Mourinho rrezikon të humbasë për sfidën e kthimit dy elementë të rëndësishëm të sulmit: Dybalan dhe Abrahamin.
“Nuk kam asnjë lajm, vetëm atë që pashë në fushë. Ata më kërkuan menjëherë zëvendësimin e me shumë mundësi nuk do t’i kem në ndeshjen e kthimit.
Në fakt, tërhoqi vëmendjen edhe ndryshimi në pjesën e pare, me Pellegrinin që zëvendësua pas humbjes së penalltisë: “Zgjedhja ime nuk ka të bëjë me gabimin e Pellegrinit, por e vendosa unë,” shpjegoi portugezi.
Roma, sidomos në pjesën e dytë, luajti shumë në gjysmëfushën e Feyenoord-it, por nuk gjeti lojën e duhur, edhe për shkak të një fati të keq:
“Ne nuk kemi Haalandin – bëri shaka Mourinho pas ndeshjes – ne jemi ata që jemi dhe bëjmë gjithmonë më të mirën. Roma luajti një lojë me dinjitet e sakrifica dhe patëm mundësi të merrnim një rezultat ndryshe, por humbëm 0-1”.
Mes dëmtimeve dhe problemeve të tjera, lojtarët e Romës u shfaqën të lodhur në finale:
“Të dielën kemi një ndeshje tjetër të vështirë, pastaj sfida e kthimit të enjten. Ne nuk kemi një skuadër që mund të bëjë rotacion, ne jemi ata që jemi. Por “Olimpico” është gjithmonë atje, tifozët nuk gabojnë kurrë.
Jam optimist, por jam i shqetësuar edhe për të dielën sepse do të kem edhe më pak opsione. Merituam më shumë me Feyenoord, por ky është futbolli”.
Të tjera
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...