Sport

Mourinho më në fund konfirmon lëndimin e rëndë të Pogbas

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 29 September 2017

Mourinho ka konfirmuar se Pogba do të mungojë shumë gjatë, pas lëndimit që pësoi javë më parë në Champions League.

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, do të mungojë shumë gjatë për shkak të lëndimit që pësoi në fillim të këtij muaji, thotë Jose Mourinho.

24 vjeçari u lëndua në minutën e 19 në ndeshjen ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve dhe fillimisht u mendua se do të jetë jashtë fushave një muaj ose gjashtë javë.

-Advertisement-

Që nga ajo ditë, Mourinho nuk ka zbuluar asgjë rreth lëndimit të francezit, por sot e pranoi se Pogba “do të jetë gjatë jashtë fushave”.

“Është i lënduar dhe nuk mund të luajë të shtunën. Nuk është një lëndim që mund të më jap shpresa sikur me Antonio Valencian ose Phil Jones”, tha Mourinho për Pogban.

“Kam shpresë për këta të fundit që i shoh në stërvitje, ndërsa për ata që do të jenë gjatë jashtë fushave nuk mund të flasë. Kështu që nuk po mendoj për Ibran, Pogban dhe Rojon”, shtoi Mourinho, duke konfirmuar se francezi mund të mungojë deri në fillim të vitit 2018.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera