Sport

Mourinho lajm të keq për Mkhitaryan

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 14 December 2017

Jose Mourinho ka thënë se për momentin nuk ka vendo për Henrikh Mkhitaryan në Manchester United.

E ardhmja e Henrikh Mkhitaryan është në dyshim në Manchester United, pas deklaratave të fundit të Jose Mourinhos.

Portugezi tha se për momentin armeni nuk ka vend as në bankën rezervë të skuadrës së tij.

-Advertisement-

“Unë mund të kem vetëm gjashtë lojtarë në bankën rezervë, kështu që më duhet të kem balans. Kisha dy mbrojtës, Blind që mund të luaj në vende të ndryshme dhe Young që mund të luaj në krah të mbrojtjes dhe sulmit”, tha fillimisht Mourinhos pas ndeshjes me Bournemouth.

“Kisha Herreran në mesfushë dhe Ibrahimovicin si sulmues dhe Rashfordin si sulmues të dytë dhe anësor”.

“Luajta me Martial, Mata dhe Lingard. Që të kisha Mkhitaryan në skuadër, do të thotë se njëri prej tyre do të duhej të mbetej jashtë. Për momentin, unë besojë se të tjerët e meritojnë më shumë shansin për të luajtur”, u shpreh në fund Mourinho.

Për armenin po interesohet Inter, që është gati si pjesë të marrëveshjes të përfshijë portugezin, Joao Mario.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera