Sport

Mourinho: Ky lojtar prishi gjithçka në futboll

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 06 September 2017

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho beson se transferimi i Neymar ka prishur futbollin.

Portugezi ka thënë se pas shitjes së Neymar çmimet janë rritur, duke lavdëruar kështu skuadrën e tij që kishin mbyllur më herët transferimet.

“U treguam inteligjentë, pasi më 31 gusht, Lukaku mund të kishte kushtuar plot 150 milionë, ndërsa Matic të paktën 60-70 milionë. Neymar përmbysi gjithçka”, tha Mourinho.

Ai insiston se nëse nuk do të ishte transferuar Neymar, atëherë Coutinho do të ishte transferuar në Barcelonë për më së shumti 110 milionë euro.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera