Sport

Mourinho kritikon lojtarët

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 17 December 2017

Mourinho është i lumtur për fitoren, por jo edhe për paraqitjen në pjesën e dytë kundër WBA-së.

Jose Mourinho mendon se lojtarëve u mungoi dëshira në pjesën e dytë që i mundësoi West Bromit të luftojë deri në minutën e fundit në kërkim të një rezultati pozitiv, por që tri pikët në fund u takuan “Djajve të Kuq”.

Golat në pjesën e parë nga Romelu Lukaku dhe Jesse Lingard i mjaftuan Man Unitedit që të regjistrojë fitoren e gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit në Premierligë.

-Advertisement-

“Mendoj se lojtarët humbën paksa dëshirën në pjesën e dytë, për dallim nga paraqitja në pjesën e parë. Lojtarët nuk e kishin atë entuziazëm edhe në pjesën e dytë”, tha Mourinho.

“Sido që të jetë, duhet të përgëzojmë kundërshtarin për insistimin, ata janë të fortë në ajër – kanë lojtarë të gjatë dhe agresiv. Por, ne merituam fitoren pasi ishim ekipi më i mirë në fushë”, shtoi Mou.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera