Sport

Mourinho ia lë rrugën hapur Barcelonës që të nënshkruajë me Griezmann

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 27 December 2017

Jose Mourinho dhe Manchester United nuk janë të interesuar të nënshkruajnë me francezin, Antonie Griezmann.
Sulmuesi i Atletico Madridit, Antonie Griezmann që një kohë të gjatë është në listën e Manchester Unitedit.

Por, Marca shkruan se në muajt e fundit Unitedi ka hequr dorë nga shërbimet e tij dhe nuk do të tentojë as verën e ardhshme.

Lojtari nuk po pëlqehet nga trajneri Jose Mourinho, i cili kështu ia ka lënë rrugën e lirë Barcelonës që të nënshkruaj me të.

-Advertisement-

Katalonasit e duan francezin për sezonin e ardhshëm dhe janë të gatshëm të paguajnë mbi 100 milionë euro.

Griezmann nuk është dëshira e vetme e tyre, pasi në listën e Barcelonës është edhe ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera