Mourinho i fiksuar me Gundogan, Fenerbahçe i ofron 20 milionë euro Barçës
Autori: Gazeta inFokus
07:43 | 08 August 2024
Fenerbahçe do që ta ketë në ekip sezonin e ardhshëm mesfushorin e Barcelona-s, Ilkay Gundogan.
Më saktë kjo është një dëshirë e trajnerit Jose Mourinho dhe klubi turk është i gatshëm që t’ja plotësojë, madje sipas raportimeve të medieve spanjolle Fenerbahçe ka ofruar 20 milionë euro për të blerë kartonin e 33-vjeçarit.
Duke pasur parasysh nevojën e klubit katalanas për të mbledhur sa më shumë para për të respektuar kufizimet e “Fair-Play Financiar” kjo lëvizje nuk duket dhe aq e pamundur.
Gundogan nga ana tjetër ka marrëdhënie të tensionuara edhe me disa shokë të skuadrës dhe është dashur të ndërhyjnë presidenti Laporta dhe drejtori sportiv Deco për të shmangur “shkëndijat” në dhomat e zhveshjes.
Një ambient “toksik” që mund ta drejtojë mesfushorin për kalimin te Fenerbahçe, me klubin turk që është gati t’i ofrojë klubit katalanas 20 milionë euro.
Megjithatë, drejtori sportiv Deco dhe presidenti Laporta do të donin të merrnin më shumë para, pasi për Gundogan ka oferta edhe nga Arabia Saudite që do të ishin të gatshëm të paguanin dyfishin e shumës së ofruar nga Fenerbahçe.

T� tjera
-
Aksidenti në tunelin e Murrizit, kjo është mjekja që humbi jetën
Doktoresha Maltina Ferati nga Tetova, është një nga viktimat e aksidentit të ...
-
Qeveria miraton vendimin, ndërpritet tregtimi i rrymës me kompanitë nga Serbia
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin, për ndalimin e tregtimit të ...
-
Tahiri kërkon reagimin zyrtar të BE-së ndaj këngës nacionaliste serbe: Kosova të intensifikojë diplomacinë me SHBA-në
Tahiri kërkon reagimin zyrtar të BE-së ndaj këngës nacionaliste serbe: Kosova...
-
Kurti: Do ta ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të marrë sot tri ven...
-
Një grua dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit në Polici
Një grua ka vdekur gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi dy...
-
Haxhiu: Presim sqarime nga Komisioni Evropian për këngët nacionaliste që u kënduan në hapjen e Forumit të zgjerimit të BE-së
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me interp...
-
Qeveria e Kosovës mblidhet sot
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila është paraparë t...
-
Tahiri për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas interpretimit të një kënge...
-
“Më pë*rdhunoi rreth 200 herë”, Modelet rrëfejnë tmerrin nga Jeffrey Epstein: Ishim skllave të tij
Rrëfime tronditëse të disa ish-modeleve kanë zbuluar përmasat e abuzimit seks...
-
Shqipëria në fund të rajonit, Kosova me rezultat më të mirë për të ardhurat e të varfërve
Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave që përfiton shtresa më e varf...
-
“Pse u poshtërua Kosova sonte nga BE-ja?”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar pas in...
-
NATO paralajmëron krizë karburanti në rast lufte, as rezervat civile nuk do të mjaftonin
Anëtarët evropianë të NATO-s mund të përballen me mungesë serioze të karburan...































