Sport

Mourinho është gati të bëje paqe me rivalin Conte

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 23 February 2018

Jose Mourinho ka qenë gjithnjë një mjeshtër i krijimit të konflikteve, ashtu siç është dhe një mjeshtër i fjalës për të zbutur situatat.

Ka ndodhur në fillim kur shkoi në Angli, e bëri në Itali kur drejtoi Interin, padyshim dhe në Spanjë me Real Madrid, ashtu siç po e bën sërish në Angli, ku prej disa sezonesh drejton Manchester United. Kundërshtari i tij është italiani Antonio Conte, që në këtë sezon i është përgjigjur dhëmbë më dhëmbë me deklarata.

Të dielën të dy do të takohen ballë për ballë në Old Trafford dhe portugezi mendon se është momenti që të vendosë paqe, duke respektuar protokollin e përpara ndeshjes. E ka bërë edhe më parë me Ancelottin, Ranierin dhe Benitez edhe pse në shtyp ka thënë shumë fjalë për ta.

-Advertisement-

‘Sherri’ mes tyre nisi kur Mourinho e akuzoi italianin se teproi me festimet në fushë, të ngjashme me ato të një kllouni. Trajneri i Chelsea ju përgjigj se portugezit i është shuar kujtesa dhe që nga ky moment pothuaj në të gjitha konferencat për shtyp, një prej pyetjeve të gazetarëve ka qenë nominale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera