Mourinho: Dybala dhe Lukaku nuk më interesojnë, te Fenerbahce për të fituar trofe
Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 04 June 2024
Jose Mourinho ka nisur zyrtarisht aventurën te Fenerbahce, teksa është pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga tifozeria e klubit turk.
Në konferencën për shtyp të prezantimit, trajneri portugez u ndal të flasë edhe për merkaton, duke hedhur poshtë zërat që ka kërkuar emra si Lukaku apo Dybala.
“Nuk është e vërtetë që kam kërkuar Dybalën apo Lukakun. Nuk kam diskutuar për asnjë emër për merkaton te Fenerbahce, pasi fillimisht dua të shoh projektin për zhvillimin e klubit. Nuk kam interes për asnjë prej lojtarëve që kam pasur te Roma. Do të ulem me drejtuesit për të folur për merkaton, por nuk do të marrim asnjë lojtar nga ish-klubi im”, u shpreh trajneri portugez.Mourinho nuk ngurroi të premtojë ndërtimin e një skuadre konkurruese te Fenerbahce, duke rritur edhe më shumë entuziazmin e tifozerisë.
“Bashkë me klubin po punojmë për të ndërtuar një skuadër fituese. Mund të kisha qëndruar pushim, por ambicia më ka sjellë këtu. Është një kulturë pak ndryshe, por do të punojmë shumë për të ndërtuar një skuadër fituese në Turqi dhe në Europë. Ëndrrat e tifozerisë së Fenerbahces, tani janë edhe ëndrrat e mia”, u shpreh trajneri.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...