Sport

Mourinho dhe…’çeku i bardhë’

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 09 March 2019

Kombëtarja kineze e futbollit provoi shumë por pa rezultat për të marrë trajnerin Jose Mourinho. I shkarkuar me ceremoni nga Manchester United dhe tashmë në rolin e opinionistit ndërsa gëzon milionat e fituar nga kontrata me Djajtë e kuq, portugezi u kontaktua disa herë nga vendi aziatik për të marrë frenat e seleksionit, por pa sukses.

Pas largimit të Marcelo Lipit nga përfaqësuesja e Kinës, në Pekin kërkuan me ngulm një trajner me peshë për të marrë në dorë ekipin. Por Jose Mourinho që për momentin po argëtohet duke formalizuar batutat dhe komentin e tij në lidhje direkte në ndeshjet kryesore, vendosi të thotë jo.

“Oferta për të ishte e parefuzueshme. Ishte një cek i bardhë por ai e refuzoi” tha miku Mourinhos, agjenti i njohur Ioan Bekali. “Jam 54 vjeç dhe dua të qëndroj në Europë edhe për 5 vjet të tjerë. më pas mund të shkoj në Kinë” i tha Mourinhos shokut të tij.

-Advertisement-

Refuzimi i portugezit, ngre kuota e ish kampionit të botës me Italinë, Fabio Kanavaro, për të marrë drejtimin e përfaqësueses Kineze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera