Sport

Mourinho dëshiron transferimin e mbrojtësit të Tottenhamit

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 10 December 2018

Menaxherit të Manchester United, Jose Mourinho, i është dhënë drita e gjelbër për të blerë një mbrojtës në afatin kalimtar të janarit, raporton The Sun.

Mourinho, agjenti i tij Jorge Mendes dhe nënkryetari i ekzekutivit i klubit Ed Woodward arritën një marrëveshje mbi planet e transferimit pas një takimi javën e kaluar.

Zgjedhja e parë e United, Kalidou Koulibaly i Napolit, është konsideruar tepër i shtrenjtë, kështu që klubi do të synojë Toby Alderweireld nga skuadra londineze Tottenham. /GazetainFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera