Rozë

Motrat Kardashian kopjojnë këngëtaren shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 25 July 2017

Mund të duket që motrat e famshme Kardashian, janë ato që vendosin trendet mirëpo jo në rastin e këngëtares Yllka Kuqi.

Në një stil flokësh të cilin e ka realizuar floktari kosovar Kaci Lleshi, pas pak ditësh ka ardhur edhe njëra nga motrat e famshme të familjes kontraverse Kardashian.

Ylli i shfaqjes reality show “Keeping Up with the Kardashians”, Khloe Kardashian, ka rregulluar flokët në të njëjtën mënyrë si Yllka Kuqi, edhe pse kjo frizurë, tash e një kohë është në trend.

-Advertisement-

“Jo na po kopjojmë”, ka shkruar Yllka Kuqi në foton krahasuese që ka publikuar në Instagram, ku i ka bërë tag edhe bukuroshes Khloe.

Fotografia e Yllka Kuqit është realizuar me 23 korrik, përderisa ajo e Khloe dy ditë më vonë.

Athua vallë, Khloe me të vërtetë e pa Yllkën e vendosi të duket ashtu? /Prive.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera