Rozë

Motra e Mariah bën jetë të vështirë

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 19 September 2017

Edhe pse Mariah Carey është njëra ndër pop këngëtaret më të suksesshme të të gjitha kohërave – vlen 520 milionë dollarë dhe ka një listë të gjatë me çmime dhe arritje me emrin e saj – motra e saj Alison Carey, e cila ngjason me këngëtaren, ka jetuar një jetë krejtësisht të errët.

55vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, është përballur me varësi ndaj drogës për dekada, madje është marrë edhe me prostitucion.

Në vitin 2015, Alison e kishte publikuar një video, ku shihet publikisht duke kërkuar ndihmë nga Mariah. Sipas përfaqësuesve të këngëtares, ajo e kishte ndihmuar atë shumë herë duke i paguar seanca rehabilitimi dhe gjëra të tjera. Këtë e kishte pranuar edhe Alison, por sqaroi se ia kishte bërë ta mbajë ne mend secilin cent të shpenzuar për të.

-Advertisement-

Mariah dhe Alison janë rritur ndaras pas divorcit të prindërve të tyre. Në një intervistë, këngëtarja kishte thënë se ishte vet shembulli i keq i motrës së saj të madhe ai që nuk donte ta ndiqte.

Alison zgjodhi të jetonte më të atin, dhe në moshën 15 vjeçare ngeli shtatzënë. Gjithmonë është përballur me vështirësi për të gjetur punë, dhe në moshën 28 vjeçare është diagnostikuar me HIV pozitiv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera