Rozë

Motra e Bucit komenton lojën e tij me Santianën, ja si e sheh ajo

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 11 December 2023

Motra e Ylli Dervishit, Mirjeta Dervishi, së fundmi në emisionin “Ora 7” ka folur për lojën e tij brenda si dhe për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo thotë se Ylli është një lojtar shumë i mirë, person i dashur dhe se është fiks për atë format.

“Buci apo Ylli siç e ka emrin, është me të vërtetë një yll. Buci është një nga lojtarët që nga dita e parë ka bërë zhurmë. Është një lojtar shumë i mirë. Buci është një djalë me zemër të madhe. Një djalë që të gjithë ata që e njohin, e njohin në fakt kush është Buci. Loja e tij është e duhura për këtë reality, aty nuk kanë shkuar për të fjetur”, u shpreh ajo.

-Advertisement-

Mirjeta tutje theksoi: “Deri më tani është gjithçka në rregull, normal ka edhe komente. Njerëzit po gjykojnë shumë nga ato që po dalin nga TikToku. Nuk është se po e shohin gjithë kohën”.

Ajo mes tjerash ka folur edhe për lojën e Bucit me Santiana Malokun si dhe për raportin e dyshes.

“Buci dhe Santiana nuk njihen nga jashtë. Ata kanë një kimi të lojës dhe po vazhdojnë lojën, të dy kanë lidhjet jashtë, familjet jashtë”.

Dervishi përfundoi: “Nuk shkojnë në atë masë sa të shkatërrojnë gjithçka. Duhet edhe komentuesit edhe të gjithë njerëzit që të ndryshojnë qasje me këto komentet negative, ofenduese”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera