Auto&Tech

Motorët e ri Mazda, revolucion në automobilizëm [FOTO / VIDEO]

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 27 October 2017

Përderisa shumica e prodhuesve të motorëve me djegie të brendshme janë duke investuar në vetura elektrike, Mazda ka vendosur që të avancojë teknologjinë e motorëve të tanishëm.

Mazda ka prezantuar teknologjinë e re të motorëve me djegie të brendshme të quajtur Spark Controlled Compression Ignition, ose SPCCI, transmeton Express. Kjo teknologji kombinon tiparet pozitive të motorëve më benzinë dhe atyre me naftë, pra bën ndezjen dhe shtytjen me anë të shkëndijave elektrike dhe presionit.

Me anë të kësaj teknologjie shpenzon më pak karburant, më shumë torkë, reagim të shpejtë, fuqi, nxehtësi më të ulët si dhe më pak papastërti të cilat grumbullohen në sistemin për shkarkimin e gazrave.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera