Sport

MotoGP, Yamaha e Rossit dhe Vinales me oshilacione

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 16 August 2017

Të fitosh 4 gara dhe të jesh në majën e renditjes së konstruktorëve, në kuotë të barabartë pikësh me Hondën, por sërish në vështirësi, për të mos thënë në krizë.

Situata te skuadra Yamaha në MotoGP është disi paradoksale, pasi vuan një paraqitje me oshilacione, edhe pse me pilotë fantastikë.

Honda e Ducati e kanë marrë seriozisht betejën për titullin, e nëse kompania me qendër në Iwata nuk do të zgjohet, shpejt do ta shikojë veten të distancuar nga kreu. Yamaha ka prezantuar risitë që nga telajo, përshtatja e gomave Michelin, e deri te ndryshimi i marsheve, por kjo jo gjithmonë ka pasur efekt pozitiv te Rossi dhe Vinales.

-Advertisement-

Mbeten konsumimi jo i rregullt i gomës së pasme dhe zgjidhja e problemeve elektronike, që duhet të përmirësohen nga inxhinierët japonezë. Valentino Rossi kujtoi këtë dhe shumë të tjera për t’u rregulluar te Yamaha. Në të kundërt është e pamundur të mendosh për titullin, duke pasur parasysh se mes pilotëve nuk është më dashuria në pistë që i karakterizonte në testet e vitit të kaluar.

Deri tani, asgjë në garën për fronin e MotoGP nuk është e pariparueshme. Por, nëse te Yamaha po diskutojnë ende rrugëtimin që do të marrin, Marquez rikuperoi 61 pikë në 5 gara ndaj Vinales.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera